Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kur vota e Mërgates kthehet në barrë për Kosovën

Kur vota e Mërgates kthehet në barrë për Kosovën

Shkruan: Alban Hoti, veprimtar

 

Që nga dita kur LVV mori pushtetin mërgata jonë ka qenë e para që ka paguar çmimin me rritje taksash mbi pronat, kosto më të larta mirëmbajtjeje, shërbime më të dobëta dhe një Kosovë që po zbrazet çdo muaj, duke bërë që edhe familjarët tuaj të largohen nga mungesa e shpresës dhe mundësive.

Ndërsa disa mbështetës të verbër të LVV-së në diasporë kanë luajtur rolin e këmbës së zezë duke përkrahur një qeveri që e ka futur vendin në krizë ekonomike, izolim diplomatik dhe dobësim të klasës së mesme me një votë që nuk solli as stabilitet as përmirësim por vetëm rënie dhe pasiguri, sepse e vërteta është se LVV nuk ua ka lehtësuar jetën, ua ka bërë më të vështirë, nuk e ka forcuar Kosovën, e ka dobësuar, nuk e ka mbajtur rininë, e ka detyruar të ikë.

Dhe sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për maturi, drejtim të duhur dhe përgjegjësi, jo për propaganda që fshehin realitetin, prandaj është moment vendimtar që mërgata të flasë hapur dhe të mos lejojë që vendi për të cilin jep gjithçka të shtyhet edhe më shumë drejt greminës.