Alisa Braho, gazetare, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Prokuroria Speciale.
Ajo në “Pressing” të T7, ka thënë se qëllimi është të deminizohet Dejona Mihali.
Në këtë kontekst, Braho përdori shprehjen popullore shqiptare “kur s’i bie gomarit, i bie samarit”.
Ajo ka shtuar e të gjithë ata që e njohin kryeministrin Albin Kurti, e dinë që Kurti nuk pret urdhra nga askush e aq më pak nga Mihali.
“Ajo cila i është bërë Dejonës është një demonizim, një ekzagjerim, një hiperbol, është e qëllimshme. Sepse zakonisht kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit”.
“Mua më shqetëson sepse kaq është e paaftë opozita sa duhet të merren me Dejona Mihalit, që ta bëjnë kaq të madhe. Vërtetë e besojnë që ka njeri që mund t’i jap urdhra Albin Kurtit. E dini shumë mirë që Albin Kurti nuk t’i vet letrat, e aq më pak Dejona Mihalit”, ka thënë ajo.