Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kur një shtet vërtetë të do

Kur një shtet vërtetë të do

Shkruan: Agron Hoti

 

Shtet mik i thuhet atij që investon në ekonomi tënden, që ta rrit mirëqenien dhe që të zhvillon si komb.

S’mund t’i thuhet mik atij shteti që të ndërton kisha e xhamia, ndërsa palla s’i ha për ekonomi e aq më pak për zhvillimin e kombit tënd. Kur s’ke ekonomi, s’ke mirëqenie, ke ikje të rinisë e profesionistëve dhe s’ka kush të shkojë më as në kishë e as në xhami. E para është ekonomia që ta forcon kombin, e pastaj vijnë të tjerat.

Prandaj, ai shtet që të investon në fe, s’ta do fare shtetin dhe kombin, kurse ai që të investon në ekonomi, ta do shumë shtetin dhe kombin.

E Kosova e terrorizuar nga Serbia që mbi 100 vite dhe që në 1997-1999 u bë shkrumb e hi nga po e njëjta Serbi, ka pasur, ka dhe do të ketë shumë nevojë për investime në ekonomi e jo në fe, sepse pa ekonomi s’ka njerëz, e pa njerëz s’ka jetë dhe rrjedhimisht s’ka as fe.