Shefqet Cakiqi-Llapashtica ka publikuar një dokument të vitit 1992, për të cilin pretendon se dëshmon vendimin për themelimin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Sipas dokumentit të publikuar, vendimi është marrë më 15 gusht 1992 nga Kuvendi i Bashkësisë Islame për Kosovë, Serbi dhe Vojvodinë në Prishtinë, me numër 443/92.
Në dokument thuhet se Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë do të ishte një institucion islam universitar i pavarur dhe se veprimtaria arsimore, edukative dhe shkencore do të zhvillohej në gjuhën shqipe.
Po ashtu, dokumenti përcakton se fakulteti kishte për qëllim zhvillimin e veprimtarisë fetare-islame dhe përgatitjen e kuadrove islame të nivelit universitar. Sipas vendimit, financimi do të bëhej nga buxheti i Kuvendit të Bashkësisë Islame për Kosovë, Serbi dhe Vojvodinë në Prishtinë.
Në pikën e gjashtë të vendimit thuhet se Fakulteti i Studimeve Islame do ta fillonte punën në vitin shkollor 1992/93.
Dokumenti mban datën 15 gusht 1992 dhe nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Miftar Ajdini.
Publikimi i Cakiqi-Llapashticës vjen në kuadër të debatit për zhvillimet institucionale dhe arsimore të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, pas mbylljes së institucioneve arsimore nga autoritetet serbe.
Dokumenti i publikuar nga Cakiqi-Llapashtica: Vendimi për themelimin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me datë 15 gusht 1992.