Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kur LNG-ja amerikane nga spekulantët e narrativave bëhet ‘gaz rus’!

Kur LNG-ja amerikane nga spekulantët e narrativave bëhet ‘gaz rus’!

Shkruan: Melazim Koci

Oferta e SHBA-ve për të furnizuar Kosovën me gaz të lëngshëm (LNG) nga spekulantët e narrativave është komentuar me dozat më të larta të cinizmit: pretendohet madje se ky qenka “gaz i Azerbajxhanit dhe Rusisë”.
Është paradoks dhe paturpësi ekstreme që një propozim për diversifikim energjetik nga SHBA-të të etiketohet në këtë mënyrë.
LNG-ja amerikane vjen nga tregu amerikan; SHBA-të janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm dhe synimi i këtij furnizimi është pikërisht ulja e varësisë nga burimet energjetike të kontrolluara nga Rusia.
SHBA-të synojnë të furnizojnë jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën me këtë gaz që nga Amerika sillet me tankerë.
Ta kthesh një çështje të sigurisë energjetike në një narrativë të rreme politike nuk është vetëm hipokrizi, por edhe një shembull se si dezinformimi mund të përdoret si instrument i luftës hibride kundër Kosovës – për të krijuar konfuzion, mosbesim dhe për të dobësuar vendimmarrjen strategjike dhe orientimin gjeopolitik të vendit.
Do të mund t’i kuptoja motivet pas kësaj narrative nëse do të vinte nga Beogradi apo Moska; por kur buron nga Prishtina, ajo bëhet e neveritshme dhe shumë e turpshme.