Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kur kushtetuta përjetohet si sanksionim e jo si vullnet

Kur kushtetuta përjetohet si sanksionim e jo si vullnet

 

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Ashtu siç pritej, takimet e presidentes Vjosa Osmani me liderët kryesorë politikë të partive parlamentare nuk rezultuan me ndonjë sukses imediat në drejtim të tejkalimit të krizës politike që po e mban peng Kuvendin e Kosovës.

Madje paralelisht me këto takime thuajse të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike u zotuan se do të trokasin përsëri në dyert e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretime shtesë lidhur me aktgjykimin e fundit të këtij institucioni, se si duhet të veprohet në drejtim të konstituimit të Kuvendit të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Një dëshmi kjo thuajse që secila prej tyre duket se është në kërkim të justifikimit për moszbatimin eventual të aktgjykimit të fundit. Por edhe përpjekje për t’u siguruar se nuk do të kenë pasoja dhe sanksione eventuale pas skadimit të afatit të paracaktuar se kur duhet të konsitituohet Kuvendi. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës me kërkesën se pse partitë “opozitare” nuk po marrin pjesë në votim.

Pra ky subjekt në vend se te demonstrojë vullnet politik, ashtu siç shkruan në aktgjykimin e fundit, që është detyrë e saj që të angazhohet për kompromis dhe konsensus, e njëjta po insiston që të blejë më shumë kohë për shkak të shpërfilljes ndaj këtij detyrimi.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë të ditur, se do të mundohen ta “kenë të qartë se cilat mund të jenë pasojat se një mos veprimi nga ana e deputeteve” sa i përket afatit të kërkuar nga Gjykata.

Një adresim i tillë si duket derivon nga frika e tyre për shkak të një neni se është obligim i të gjithë deputeteve konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sepse sikur që të ishin të sigurta se vetëm partia fituese e zgjedhjeve është duke i shpërfillur këto detyrime, tema se çfarë pasoja mund të kenë deputetet, nëse nuk zbatohet aktgjykimi i fundit, do të ishte shqetësimi që më së paku do të duhej t’i preokuponte partitë “opozitare”.

Këto paradokse tregojnë se partitë politike në Kosovë raportin me kushtetutën dhe gjykatën që merret me interpretimin e dokumentit themeltar juridik shtetëror, e kanë më shumë të motivuar nga frika e sanksionimit eventual të tyre, se sa nga vullneti për ta zbatuar atë në mënyrë impertiave.

Dhe mbase është kjo çarje ndërmjet vullnetit politik në njërën anë dhe normave kushtetuese në anën tjetër, që në të vërtetë po e formon burimin e fshehur të kësaj krize politike e cila po manifestohet me këtë bllokadë shtetërore.

E një humerë e tillë nuk mund të tejkalohet nga dërgimi edhe më shumë i lëndëve nga partitë politike në Gjykatë Kushtetuese, por nga zbatimi i aktgjykimit të fundit. Sepse i njëjti shumë qartë e ka përcaktuar rrugën që ato duhet ta ndjekin në drejtim të formimit të Kuvendit të Kosovës.

Mjafton vullneti për t’i imp