Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Kur Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani ishin në mesin e mësuesve në Kosovë në vitin 1941

Kur Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani ishin në mesin e mësuesve në Kosovë në vitin 1941

Me kërkesën e Ministrit të Arsimit në Shqipëri Z.Ernest Koliqit u formua një Mision i Jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Kosovë.

Ku caktoi 70-80 arsimtarë, shumica nga Kosova, që kishin studiuar në Shqipëri ose jashtë saj me bursë shqiptare.

Mësuesit nga Shqipëria për Kosovën në vitin 1941!

Prizren – 13 korrik, 1941 ~ Shkolla “Bajram Curri” tash “Lidhja e Prizrenit”.

Reshti i parë në këmbë, i dyti afër shtyllës Z.Mehmet Gjevori, i katërti majtas me duar të kryqëzuara, Kryetari i misionit, Z.Ali Hashorva, në reshtin e parë i pari nga ana e djathtë Prof. Talat Paçarizi, i treti me radhë nga e djathta Prof. Shefqet Veliu, në reshtin e dytë i pari djathtas Z.Fadil Hoxha, ulur i dyti nga e djathta Z.Xhavit Nimani i treti, Z.Nuri Sherifi.

Në foto janë edhe Z.Jonuz Blakçori, Z.Abdurrahim Buza, Znj.Flora Pali, Z.Shaban Arra, Zef Pali, Z. Beqir Kastrati, Tajar Hatipi, Abdullah Laçi – Shabanaj, Ilmi Duli, etj, në pamundësi m’i identifiku.

Foto është marrë nga artikulli Z.Ilir Hashorvës (Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor).

/TV Arbëria

Powered by WordPress