Shkruan: Afrim Kasolli
Këto dy ditë opionini publik u befasua me dy lajme trondotise sa i përket reporteve të Kosoves me Serbine. Gjate ditës se djeshme mediumi Boletini Ekonomik duke ju preferuar nje raporti të KOSTT-it konstantonte se ekzistonin dyshime te forta “për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën”. Sipas këtij dokumenti ” kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb – “Elektroprivreda Srbije” kanë mundur te bashkëpunojnè me qellim manipulimin e sistemit në SEECAO për t’i ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën”. Pra me një fjalë një kompani energjetike shtetërore serbe dhe një private në Kosovë qe ka njohur një lulëzim të jashtëzakonshëm ekonomik në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit janë pajtuar që ta trashin fitimin per vete në dëm të xhepave të qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë pa kaluar as 24 orë nga ky super skandal, sot mediumi i njohur gjerman “Neu Zurcher Zeitung” shkruan për takimet sekrete larg syve të opioninit publik që janë mbajtur në shtetin e Zvicës ndërmjet zv.kryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të diplomacisë së shtetit serb Marko Gjuriç.
Madje, sipas burimeve te këtij mediumi duke u bazuar edhe ne të dhënat e ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit helvetik, keto takime kanë shkuar në një atmosferë jashtëzakonisht të relaksuar përkundër përshtypjeve publike që ekzistojnë. Takimi i fundit eshtë mbajtur hiç më larg se muajin e kaluar, pohon mediumi në fjalë. Me këtë rast shkruan me tej NZZ “Një politikan i lartë kosovar dhe një politikan i lartë serb ecën së bashku nëpër qytetin e vjetër të Solothurnit drejt hotelit të tyre pas darkës… Në planin publik, në të dyja anët dominojnë qëndrimet e ashpra. Por në qytetin e vogël zviceran, përfaqësuesit e të dyja palëve flisnin me njëri-tjetrin aq familjarisht, saqë kjo befasoi edhe ata që e njohin mirë konfliktin”.
Janë këto dy nga rastet më të njohura në mesin e shumë të tjerave, që deshmojne se si ky pushtet e përdorë retorikën e brendshme kundër Serbisë për efekte elektorale e për t’i mbuluar takimet private te zyrtareve shtetërore me ata serbë si dhe tregtinë energjetike sikur në rastin e bashkëpunimit ndërmjet “Noa Energy” me “Elektroprivreda Srbije”.