Fjala shqipe që nga antikiteti, në gegë edhe para greqishtës së vjetër dhe latinishtës.
Babilioni, një qytetar i thjeshtë i Mesopotomis e gjenë fjalën greke (plaga), që tek Iliada e Homerit 816, dhe s’ka asnjë etimologji për të. Për aq sa dihet dorët ishin gegë, dhe fjala (plaga) e dialektit dorik (gegë), gjendet edhe në gjuhën shqipe të sotme e njëjtë dhe e pandryshuar, thuhet me bindje se kemi të bëjmë me një fjalë të shqipes në paraantikitet, e të pandryshueshme me mijëra vjet.
Sipas studiuesit Dalipaj gjuha shqipe ka qenë e formatuar mirë dhe nuk ka pasur nevojë të ndryshohet deri në ditët tona. Plaga shfaqet si prerje e indeve të një organizmi të gjallë prej një objekti të mprehtë. Shkenca etimologjisë ka rëndësi të dorës së parë në vërtetimin absolut të ekzistencës së shqiptarëve në Ilirik.
Postimi i plotë ( pa ndërhyrje)
PLIGI (gr. πληγή, shq. plagë).
Fjala greke te Babinjioti (ELNEG 1119) sillet nga elementi dorik [plāgā], që ai e gjen te Iliada e Homerit Π 816 por nuk jep asnjë etimologji për të.
Edhe te “il nuovo etimologico” f. 1182, për fjalën [piaga] të it., nuk jepet ndonjë etimologji dhe si burim sillet [plagà] e dialektit dorik të greqishtes.
Përsa dimë se dorët ishin gegë dhe se fjala [plaga] e dialektit dorik (geg) është edhe në shqipen e sotme e njëjtë dhe e pandryshuar [plaga], mund të themi me bindje të plotë se kemi të bëjmë me një fjalë të pastër të shqipes të formuar në paraantikitet dhe të pandryshuar në mijëra vjet, gjë që tregon se gjuha shqipe ka qenë e formatuar mirë dhe nuk ka patur nevojë të ndryshojë pothuaj aspak deri në ditët tona.
Tani na ngelet vetëm të etimologojmë fjalën e shqipes.
Dihet se plaga shfaqet si prerje e indeve të një organizmi të gjallë prej një objekti të mprehtë ose të një natyre tjetër të fortë. Ndaj shqipja, me rotacionin l:r, pozon:
PLAGA
PRAGJA
PREGJA
PRE’GJA = GJA e PRE(me).
Edhe gr. πληγή (pligi) pozon njësoj:
PLIGI
PRIGI
PRIGJI
PRI’GJË = GJË që u ka PRI =
GJË që asht PRE.
PLAGA, me rot p:v, pozon edhe
VLAGA
VRAGJA
VRA GJA = GJA e VRA(me).
Kështu, gjetëm një fjalë shqipe të shkruar që nga antikiteti e të pandryshuar aspak deri në kohën tonë dhe kjo si dhe mijëra fjalë të tjera të shqipes të gjetura në shkrimet e gr. së vjetër e të latinishtes janë në fakt prova të palëkundshme se shipja ka qenë gjuhë e gjallë dhe e folur para latinishtes e greqishtes së vjetër, përndryshe këto dy gjuhë, nëse do ishin më të vjetra se shqipja, nuk do kishin nevojë të merrnin kaq shumë borxh nga gjuha shqip.
Ndaj, shkenca etimologjisë ka rëndësi të dorës së parë në vërtetimin absolut të ekzistencës së shqiptarëve në Ilirik para se të shfaqeshin gjuhët latine e greke dhe qytetërimet e tyre.
E vërteta vonon, por nuk mënon. /TV Arbëria