Kanë përfunduar dy takimet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë kompletuar me sukses kalimin tutje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi nga Hajvalia, Prishtina e Re ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje. Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili realizuan golat për ekipin e Prishtinës së Re.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj fitoi ndaj Rilindjes me rezultatin minimal 1-0.