Ka filluar sot pjesa e dytë e edicionit të garave të futbollit vendor, ku janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të 1/8-ës së finales së Kupës së Kosovës.
Tashmë janë mësuar katër skuadrat e para që prekin çerekfinalen e kësaj gare, ndër to edhe fituesi i edicionit të kaluar, Llapi.
Llapi e ka mposhtur skuadrën e Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi” me rezultat të ngushtë 3:2, ku golat për llapjanët i shënuan Kushtrim Shabani (minuta e 21′), Francisco Rivera (minuta e 41′) dhe Drilon Fazliu (minuta e 46′), kurse te Liria golashënues ishin Liridon Fetahaj (minuta e 18′) dhe Ermir Abazi me golin e fundit të ndeshjes në minutat shtesë.
Çerekfinalen e kësaj gare ka arritur ta sigurojë edhe kampioni i Kosovës, Ballkani i cili e mposhti skuadrën e A&N me rezultat 2:0. Golat për suharekasit i shënuan Albion Rrahmani (minuta e 86′) dhe Lumbardh Dellova (minuta e 42′).
Për befasinë e ditës u përkujdes Feronikeli ’74, që në stadiumin “Rexhep Rexhepi” e mposhti skuadrën e elitës, Trepçën’89, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Fitim Susuri, me gjuajtje të fortë nga distanca në minutën e 42′.
Katër ndeshjet e tjera të 1/8 së finales zhvillohen nesër, ku takohen: Gjilani – Vjosa, Behari – Prizreni, Malisheva – Fushë Kosova dhe Prishtina – Dukagjini.
Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës.
Llapi 3:2 Liria
Ballkani 2:0 A&N
Feronikeli ’74 1:0 Trepça ’89
Vushtrria 1:1 Flamurtari (pas penalltive 4:3 në favor të Vushtrrisë)
/TV Arbëria