Do të mësohet sot edhe gjysmëfinalisti i katër i Kupës së Italisë që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Juventusit dhe Lazios që zhvillohet nga ora 21:00 në “Allianz Stadium”.
Për “Bainconerët” ky është kompeticioni të cilin synojnë ta rrëmbejnë si alternativën e vetme pasi tashmë kanë humbur të gjitha shpresat për titullin e kampionit në Itali pas dënimit prej 15 pikëve për shkak të mashtrimeve financiare.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të përballet në gjysmëfinale me Interin që është skuadra e cila po synon ta mbrojë këtë titull.
Nga ana tjetër, Fioretnina dhe Roma janë dy gjysmëfinalistët tjerë pasi eliminuan Torinon, përkatësisht Romën, përcjellë TV Arbëria.
Këto janë formacionet e mundshme:
Juventus (3-5-1-1): Perin; Danilo, Bremer, Sandro; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Kean
Lazio: (4-3-3): Provedel; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Vecino; Pedro, Anderson, Zaccagni