Ka përfunduar edhe çerekfinalja e fundit e Kupës së Italisë, ku Juventusi e ka eliminuar skuadrën e Lazios.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz”, Juventusi e ka mposhtur Lazion me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, ku mbrojtësi brazilian, Bremer shënoi në minutën e 44′ për 1:0, gol ky i cili njëkohësisht i siguroi biletën drejt gjysmëfinales Juventusit.
Me këtë fitore, Juventusi vazhdon në gjysmëfinale ku atje do të përballet me kampionin aktual të kësaj gare, Interin.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Juventusit.