Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë, merr pjesë edhe e veja e Navalnyt

Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë, merr pjesë edhe e veja e Navalnyt

Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër luftës që nisi më 2022.

Protesta po mbahet teksa opozita po përballet me vështirësi që të vazhdojë të ketë ndikim, pasi lideri i shquar opozitar, Aleksei Navalny, vdiq në shkurt në rrethana ende të paqarta teksa po vuante një dënim me burg.

Po ashtu, opozita ruse për dekada të tëra është përballur me shtypje, e cila është përshkallëzuar që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, gjë që ka shtyrë shumë kritikë të Putinit të largohen nga Rusia.

Planifikohet që protestuesit të marshojnë drejt Ambasadës ruse, që gjendet pranë Portës së Brandenburgut.

Protesta është bashkëorganizuar nga kritikët e Kremlinit, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët së bashku u liruan nga burgjet ruse gjatë një këmbimi të të burgosurve në muajin gusht.

Bashkëorganizatore e protestës është edhe e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.

“Marshi synon të bashkojë të gjithë ata që kundërshtojnë luftën agresive të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe shtypjen politike në Rusi”, thanë organizatorët përmes një deklarate.

Themes by WordPress