Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kundër SHBA-së? Kasolli: Kjo rrugë e çon Kosovën drejt izolimit

Kundër SHBA-së? Kasolli: Kjo rrugë e çon Kosovën drejt izolimit

Analisti Afrim Kasolli në podcast me Rid Berisha ka folur për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kasolli ka theksuar se në një formë ose tjetrën janë duke u injoruar thirrjet e SHBA-së dhe ndërkombëtarëve nga Kosova dhe ato edhe po keqinterpretohen.

“Kemi ardh në një situatë ku përpjekja për të qenë korrekt me rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me thirrjen e saj, me shqetësimet e saj, të interpretohet si përpjekje e saj për rifuqizim të Serbisë në Kosovë”

“Kjo na ka pru ne në një situatë të një shantazhi të dyfishtë. Kundërshtimi ndaj Kurtit, ndaj përpjekjeve të tij, të shihet e të perceptohet me automatizëm se është edhe një lloj përpjekje për riforcim e rifuqizim të Listës Serbe të Serbisë në Kosovë” ka thënë Kasolli.

Analisti thekson se pa mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk mund të arrihen synimet e Kosovës, edhe sikur ato të jenë të drejta.

“Asnjë nga qëllimet e proklamuara politike nuk mund të arrihen, edhe sikur të jenë të drejta qëllimet, edhe të Vetëvendosjes, edhe ne, sepse edhe ne e kemi synim, e kemi ideal kur do të vijë ajo ditë që të krijohet pluralizmi politik e demokratik tek serbët e Kosovës”

Kurti “injoron” ndërkombëtarët, Kasolli: Kjo qasje mund të na çojë në një bllokadë më të madhe – kërcënim për stabilitetin e shtetit.

Ai ka deklaruar se nëse vazhdon kjo qasje e krerëve të vendit ndaj SHBA-së, do të jetë një skenar jo i mirë për Kosovën.

“Kjo qasje neve mund të na çojë tek një bllokadë më të madhe, në një kërcënim më të madh për stabilitetin e shtetit, po ashtu edhe bllokimin ndërkombëtar të tij.

Vazhdojmë të jemi të izoluar dhe jashtë rrjedhave ndërkombëtare dhe mbështetjes së partnerëve, në një kohë kur më së shumti kemi nevojë” /TV Arbëria