Katër persona të cilët ishin në kërkim nga gushti i këtij viti. janë arrestuar nga Policia e Kosovës Ata dyshohet që kishin kultivuar një sasi të konsiderueshme të bimës narkotike, kanabis në fshatin Përqevë të Klinës. Njëri nga ta, kishte kërcënuar edhe prokurorin e rastit, Ersan Qavolli.
Fotografitë dhe identiteti u ishte publikuar qysh prej 11 gushtit kur edhe ishin në në kërkim të Policisë së Kosovës.
Por, përfunduan të prangosur tek këtë të mërkurën e të enjten në një aksion të Njësitit anti—drogë të Pejës, ku tre prej tyre u arrestuan në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
Në aksion ishin të përfshirë edhe Njësia Speciale Intevenuese pasi që personat e arrestuar konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.
Të arrestuarit dyshohet që në një fshat të Klinës kultivuan sasi të konsiderueshme të bimës narkotike kanabis prandaj edhe ishin në kërkim për më shumë se tre muaj.
“Dje në Prishtinë janë arrestuar tre persona nga njësiti i anti-drogës dhe njësiti FIT ku pas një pune operative intensive është arritur të lokalizohen dhe të arrestohen ku dy prej tyre dyshohet që janë të dyshuar për veprën penale të kultivimit të bimës narkotike kurse tjetri për manipulim te provave dhe armëmbajtje paleje”, ka thënë Shkodran Nikçi ka Prokuroria Themelore në Pejë.
Pak orë më vonë, u arrit të kapej edh ei dyshuari tjetër që lidhej pikërisht me ketë rast.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës tregoi edhe për sasinë e narkotikëve që këta përsona dyshohet që kishin kultivuar.
“Gjithashtu sot gjatë ditës është arrestuar personi i katër i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale, kultivimi i bimëve narkotike. Këta persona dyshohet që në muajin korrik kanë mbjellur një sasi të konsiderueshme të bimëve në fshatinë Përqevë të Klinës ku me urdhër të prokurorit kanë asgjësuar rreth 960 bimë në sasi prej 500 kg”, ka shtuar Niçki.
Njëri nga ta po ashtu është personi që ka kërcënuar prokurorin e rastit, Ersan Qavolli për cka të njejtit i është ofruar mbrojtja e afërt nga Policia e Kosovës.
Për të dyshuarit e arrestuar, pritet që të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit prej një muaji, ndërsa në kërkim mbesin edhe 2 persona që lidhen më ketë rast.