Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kultivonte 2500 rrënjë kanabisi në një banesë me kate nën tokë, arrestohet shqiptari në Spanjë

Kultivonte 2500 rrënjë kanabisi në një banesë me kate nën tokë, arrestohet shqiptari në Spanjë

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u zbulua se kishte kultivuar rreth 2500 rrënjë kanabisi.

Pasi Garda Civile ishte informuar se në një zonë të Jumilla-s ndodhej një shtëpi me kate nëntokë ku kultivohej lënda narkotike dhe me nisjen e operacionit, ranë në gjurmët e shqiptarit.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit policia sekuestroi bimët e kanabis-it, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.