Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kuleta digjitale dhe lirimi i disa kategorive nga pagesa, ‘Trafiku Urban’ jep detaje

Kuleta digjitale dhe lirimi i disa kategorive nga pagesa, ‘Trafiku Urban’ jep detaje

 

“Trafiku Urban” ka dalë me një njoftim që nga pagesa janë liruar disa kategori që kanë nevojë më shumë, duke përfshi këtu edhe veteranët, dëshmorët dhe nxënësit, e këtë e vlerësn si të duhur Kryeshefi i Trafikut Urban, Qendrim Vitija i cili gjatë intervistës për Ekonomia Online ka thënë se këto kategori janë edhe përdoruesit më të shpeshtë të trafikut publik.

Sipas tij për disa kategori ky vendim është marrë si një akt përkrahjeje siç janë stafi i Drejtorisë  së Shëndetësisë dhe stafi shëndetësor.

“Ne e publikuam edhe lirimin në pagesa, në transportin publik janë gjithsej 15 kategori, të cilat kanë qenë të liruara nga pagesa për shkak të ligjit në disa kategori të caktuara, ndërsa  në vjeshtën e vitit 2025, kryetari Përparim Rama ka mendu që kësaj liste t’i shtohen disa kategori tjera. Janë kryesisht kategori që kanë pernime nevojë të lirohen nga pagesat, duke filluar nga nxënësit, studentët, penisonistët, për organizatat e dala nga lufta, veteranët dhe dëshmorët, e gjithashtu janë të liruar edhe stafi administrativ të komunës së Prishtinës, stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë që përfshin Qendrat Klinike Familjare dhe janë stafi i Drejtorisë së Arsimit që përfshin arsimtarët dhe stafin arsimor në Drejtorinë e Arsimit, s’domethënë që kanë nevojë për me i liru mirëpo si akt përkrahjeje për punën që e bëjnë edhe janë realisht kategori që e përdorin më së shpeshti trafikun urban”, thotë Vitija.

Vitija thotë se duhet gjithsesi përdorimi i kuletës digjitale për t’u identifikuar këto kategori