Kukësi e ka fituar derbin e madh ndaj lideri të tabelës, Tiranës të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin e Kukësit.
Me nga një gol në secilën pjesë, Kukësi mori tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për t’i ikur zonës së rrezikshme për të rënë nga kategoria superiore e futbollit shqiptar, raporton KosovaPress.
Golin e parë për Kukësin e realizoi Oppong në minutën e 35′, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 58′ nga Bytyçi.
Përkundër disfatës, Tirana mbetet liderë e tabelës me 34 pikë, katër më shumë se Partizani në vendin e dytë, kurse Kukësi ka 22 pikë në vendin e tetë.
Në ndeshjen tjetër të xhiros së 19-të, Bylisi triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Kastriotit./TV Arbëria