Trajneri i xhudos Driton Kuka ka shkruar se në një datë që shënon Betejën e Gllogjanit dhe fillimin e aksionit të Aleancës Veriatlantike për të ndalur kasapin e Ballkanit, edhe xhudistet tona po i sjellin Kosovës dy medalje nga Tbilisi.
Kuka ka shkruar në Facebook se në Grand Slamin e Tbilisit, heroinat tona Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova deri në finale ishin në nivel të lartë duke siguruar medalje.
“Në finale si duket i lëshoj koncentrimi dhe mbetën të argjendta duke ecur me hapa të mëdhenj drejt Paris 2024. Disi shkëlqeu çdo luftë deri në finale përkundër që unë i sygjerova të mos garoj për shkak të një problemi shëndetësor por ajo prapë arriti në finalen e madhe. Nora sot mesin e fitoreve që i arriti, më madhja ishte kundër kanadezes Climcait që tregon që ajo po kthehet në kreun e xhudos Botërore. Finalja e Nores përfundoj me dënime dhe si gjithmonë referër po kujdesen që luftërat e barabarta të shohin fitues kundërshtaret. Kundërshtarja e saj krejt luftën bllokoj dhe kjo duhej dënuar por ndodhi e kundërta. Medaljet janë sukses i madh për Kampionet tona Olimpike. Flaka Loxha e Erza Muminoviqi me nga një fitore e pastaj pësuan humbje duhet ende të punojnë për nivelin e Grand Slamit”, ka shkruar ai./TV Arbëria