Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kuka: Luftove si luan sot Akil, meritove medaljen por fati s’ishte me ne

Kuka: Luftove si luan sot Akil, meritove medaljen por fati s’ishte me ne

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se Akil Gjakova sot ka luftuar si një luan, por se me të nuk ishte fati.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Gjakova e ka merituar një medalje sot për paraqitjen që pati në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Tri fitore të mëdha, Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftës! Pesë lufta të çmendura dhe të forta. Ishe në çdo element më i mirë në gjysmëfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!”, ka thënë Kuka.

Më tej, ai ka shtuar se Akili i dha Kosoës vendin e pestë në lojëra olimpike, rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë.

Më tej, ai shkroi edhe për motrën e Akilit, xhudisten tjetër, Nora Gjakova, për të cilën tha do të mbetet një shembull për të tërë jetën.

“Nora sot garoi e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën! Shkojmë më tutje …”, ka thënë Kuka.

Powered by WordPress