Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kujt po i pengon në PDK që Bedri Hamza te këtë rol më aktiv politik përtej Mitrovicës?

Kujt po i pengon në PDK që Bedri Hamza te këtë rol më aktiv politik përtej Mitrovicës?

Shkruan: Afrim Kasolli

Eshte normale që Bedri Hamza të jetë më i fokusuar në Komunen e Mitrovicës ne keto zgjedhje lokale. Mirepo, duke qene se ai ishte kandidati i PDK-se per kryeminister per zgjedhjet nacioanale te 9 shkurtit dhe se pa kandidaturen e tij eshte iluzion te mendohet se kjo parti do t’i siguronte edhe ato vota që ka i siguruar, (po ashtu, sipas te gjjtha gjasave zgjedhjet e reja te jashtëzakonshme do te imponohen si realitet i pashmangshëm), prezenca e tij edhe në komuna tjera do te ishte një kontribut i domosdoshëm, sepse ne fund te fundit projekti ekonomik i kesaj partie lidhet me emrin e tij. Me kete rast eshte logjike qe te mos kete dallime radikale ndermjet pushtetit qendror dhe lokal sa i perket projeksioneve per zhvillim ekonomik qe e propozon nje subjekt politik

Nuk e di a ka pasur ai personalisht vullnet qe te jete aktiv edhe ne komuna tjera ne mbeshtjetje te kandidateve te PDK-se per kryetar te komuanve. Por se ka pasur interes nga keta te fundit qe ta kena afer kjo eshte e sigurt. Dhe ate veçanërisht kur eshte diskutuar per tema ekonomike. Mirepo nje kerkese e tille eshte refuzuar nga figura te caktuara ne krye te PDK- se me arsyetimin se ai eshte i zanun me Mitrovicë dhe nuk ka kohe te merret me qytete tjera.

Te verteten e plote mbase e dine vete Bedri Hamza. Por ky mos pajtim i qendres mund te jete edhe i motivuar nga kalkulimi se kjo parti mund te kete nje rezultat me te favorshem ne keto zgjedhje lokale, nje lloj modeli i vitit 2021, duke marr parasysh dobesine  e Lëvizjes Vetevendosjes ne nivel lokal dhe se kete rezultat hipotetik ta interpretojne si merite e tyre, me te cilin ata qe e drejtojne PDK- ne mund te kene suksese edhe pa emrin e Bedri Hamzes.  Prandaj, edhe nese imponohet nevoja qe i ky i fundit te jete perseri kandidat i kesaj partie per kryeminister, ky akt te shihet si veprim gjeneroz i nje pjese te qendrës, e jo qe nuk do te kishin pasur sukses pa te. Pra qe thjesht t’i korrin fryetet ndikimit te tij duke ia minimizuar rolin.