Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kujt i konvenojne zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, pushtetit apo opozitës?

Kujt i konvenojne zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, pushtetit apo opozitës?

Shkruan: Afrim Kasolli

Edhe tri dite na ndajnë nga skadimi i afatit të vendosur nga Gjyakata Kushtetuese ndaj deputetëve të legislatures së 10 për ta zgjedhur Presidentin/en e shtetit.

Nëse Kuvendi dështon ta jetësojë këtë detyrim kushtetues, atëherë ai do të shpërndahet “ex constitutione’ në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës”. Dhe në këtë mënyrë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Formalisht të gjitha subjektet parlamentare janë zotuar kundër zgjedhjeve të reja. Lëvizja Vetëvendosje disa herë e ka përsëritur refrenin e saj të njohur se ato janë të panevojshme, sepse populli ka folur me 28 dhjetor me me qartë se asnjë herë tjetër.

Po ashtu edhe partitë opozitare janë shprehur kundër një procesi të ri zgjedhor. Paradoksalisht në çdo vend të botës opozita ditën që përfundojnë zgjedhjet angazhohet që të rejat të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur me qëllim që t’ia shkurtojë mandatin pushtetit. Mirëpo, ne rastin tonë si duket sidomos pas përvojës traumtike të zgjedhjeve të fundit, partitë opozitare në vazhdimësi janë përpjekur që të mbrohen nga sulmet e pushtetit, që nëse qytetarët e Kosovës do të obligohen edhe një herë të dalin para kutive të votimit, atëherë përgjegjëse të mbetët Lëvizja Vetëvendosje.

Natyrisht, edhe kjo e fundit ka inskenuar disa veprime taktike me qëllim që t’ua lë atyre barrën e fajit. Në funksion të kësaj agjende mbetet edhe ftesa ndaj LDK-se dhe PDK-se që t’i dorëzojne tre emra me kredibilitet publik dhe akademik për president.

Sidoqoftë, derisa vazhdon beteja e “gjuetisë se shtrigave” ndërmjet subjekteve politike se kush është fajtor për bllokadën, një gjë është e sigurt, se po të mos i konvenonin zgjedhjet e reja parlamentare Lëvizjes Vetëvendosje, as që do të diskutohej fare për temën e Presidentit. I njëjti do te ishte votuar që moti madje edhe sipas preferencave të partive opozitare. Në fund të fundit, sipas sistemit tonë kushtetues dhe politik qendra e pushtetit në masë të madhe graviton ka ai grup që e kontrollon shumicën parlamentare. Dhe Levijza Vetëvendosje aktualisht thuajse ka dominim absolut në Kuvend. Me perjashtim te disa sferave që kërkohet koordinim ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë, funksioni i insitucionit të shefit të shtetit në masë të madhe është ceremonial.

Me këtë rast pavarësisht ndryshimeve elektorale që mund te ndodhin megjithatë është vështirë e besueshme se Levijza Vetëvendosje do të këte me pak se 40 deputetë në këto rrethana. Me këtë numër në xhep, Albin Kurti nuk mund te anashkalohet në asnjë mënyrë nga çfarë do kombinatorike politike dhe institucionale. Pra ai mban çelësin e (zh)bllokimit të zgjedhjes së Presidentit të ri. Pa tejkalimin e kësaj sfide nuk mund te kemi stabilizim të jetës institucionale.

Pra shihet qartë se nëse shkohet edhe një herë zgjedhje në reja, apo edhe dy herë brenda këtij viti, siç paralajmëroi kryeministri Kurti, kjo mund të ndodhë sepse një gjë e tillë është skenar i tij. Ai nuk e ndjen lodhjen e tyre sikur opozita, sepse betejen elektorale e zhvillon duke e shfyrtezuar infrastrukturën shtetërore duke qenë njëkohësisht edhe drejtues qeverie. Ndërkohë, sa më shpesh që përsëriten zgjedhjet aq më të rraskapitura do të dalin partitë opozitare. Po ashtu sa më shumë kohë që të kalojë të njëjtat duke qenë larg tortës së pushtetit, për shkak te natyrës se tyre, aq më e vështirë do të bëhet mbijtesa e tyre. Sepse ka kohë që ato nuk i mban ndonjë motiv tjetër bashkë pos kalkulimit për t’u rikthyer aty ku ishin. E sa më shumë që zgjat “agonia” e tyre opozitare aq më e pashprese bëhet gjendja e tyre duke u katandisur ne fund në procesin e pashmangshëm te dekompozimit. Megjithatë, është e njohur botërisht se çdo pushtet prodhen rezistencë. Prandaj, mbase bilanci pozitiv i këtyre lojrave të Albin Kurtit mund jetë fakti se ai do ta shtroje terrenin e fermentimit të opozitës së vërtetë ndaj tij.