Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës

Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës

Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, ndotja ambientale duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë.

Përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvlerësojnë për gjendje gripale. Problematika të tilla si alergjitë kronike, sipas specialistëve, prekin në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”.

Pranvera provokon shqetësime edhe tek ai 10 për qindsh i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.

Por, çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imta, të cilat mbarten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.

Powered by WordPress