Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Kujdes! Një aspirinë në ditë ndikon negativisht në shëndet

Kujdes! Një aspirinë në ditë ndikon negativisht në shëndet

Njerëzit e shëndetshëm të cilët marrin nga një aspirinë në ditë për të parandaluar sulmet në zemër, pas disa kohësh do kenë probleme me shëndetin sepse rrit mundësitë për gjakderdhje të brendshme.

Ky është përfundimi që ka dalë nga studimi i kryer së fundmi. Aspirina, e cila shërben për trashjen e gjakut, u jepet rregullisht personave në moshë të mesme.

Por studimi i fundit, thotë se ajo më shumë dëmton se sa ndihmon shëndetin. Një nga pasojat është gjakderdhja e brendshme, që zbeh efektet e tjera që aspirina mund të ketë, shkruan “Daily Mail”.

Shkencëtarët e “King’s College London” eksperimentuan me 160 mijë persona, për të arritur në konkluzionin se aspirina e konsumuar çdo ditë, dëmton shëndetin.

“Nëse keni një atak në zemër, mjeku juaj zakonisht do të përshkruajë një aspirinë ditore për të provuar dhe për të parandaluar një sulm të dytë. Në këtë rast, rreziku i zvogëluar i një sulmi në zemër ndikon në efekte anësore, të tilla si gjakderdhja”, thuhet në studim.

Powered by WordPress