Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi u është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës.

Ai ka thënë se ka dalë në protestë jo si pjesë e LDK-së, e as partive tjera, por për UÇK-në, të cilën e ka vlerësuar si vlerën më të madhe sublime të kombit shqiptar.

“Sot unë nuk kam ardhur as për PDK-në, as për LDK-në, e as për Aleancën. Unë sot këtu kam ardhur për UÇK-në, si vlera më e madhe e jona. Ne po flasim për një vlerë sublime, vlerën më sublime të kombit shqiptar.”, ka thënë ai në një prononcim për Klan Kosovën.