Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ku në Evropë do të mund të shihni eklipsin diellor të së hënës?

Ku në Evropë do të mund të shihni eklipsin diellor të së hënës?

Ndërsa eklipsi diellor do të mund të vërehet në një korridor të ngushtë në të gjithë Amerikën e Veriut, disa evropianë do të kapin një vështrim të pjesshëm.

Pjesë të Amerikës së Veriut do të hidhen në errësirë kur të hënën të ndodhë një eklips i plotë diellor.

Nëse e lejon moti, dhjetëra miliona që jetojnë përgjatë një shtrirjeje të ngushtë nga bregu i Paqësorit të Meksikës deri në Kanadanë lindore, mund të shikojnë drejt qiellit për të parë një ditë të kthyer në muzg “kur Hëna fsheh Diellin”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe ne që jetojmë në Evropë, nuk do të shohim një eklips të plotë këtë herë apo një tjetër deri në vitin 2026.

Megjithatë, për njerëzit që jetojnë në Irlandë ose Mbretërinë e Bashkuar, një eklips i pjesshëm mund të jetë i dukshëm të hënën në mbrëmje nëse moti qëndron i kthjellët, shkruan Euronews.

Andaj, nëse jetoni ose në Irlandë ose në MB dhe dëshironi të përjetoni eklipsin e këtij viti, mos e humbni shpresën.

Kjo pasi që mund të përjetoni ende një eklips të pjesshëm diellor pak para perëndimit të diellit në pjesë të të dy vendeve të hënën.

Eklipsi do të jetë i dukshëm për më gjatë, sa më larg të udhëtoni në perëndim, me bregun perëndimor të Irlandës që pritet të ketë pamjen më të gjatë.

Kështu, për evropianët, eklipsi i pjesshëm pritet të fillojë në 20:52 CET dhe të përfundojë në 21:51 CET.

Megjithatë, NASA do të ofrojë disa orë transmetim të drejtpërdrejtë në internet dhe në NASA TV duke filluar nga ora 13:00 EDT (7 pasdite CET) nga disa qytete.

Agjencia hapësinore do të tregojë pamje nga teleskopi i diellit dhe do të ketë paraqitje nga shkencëtarët dhe astronautët e stacioneve hapësinore. /Telegrafi/

Powered by WordPress