Shkruan:Agron Hoti
Çdo dobësim i Iranit në Lindje të Mesme është interes para se gjithash i Arabisë Saudite, Turqisë, SHBA-së dhe Izraelit. Nuk duhet harruar asnjëherë që Izraeli i ka të gjitha kapacitetet ushtarake për ta sakatuar dhe nëse e nevojshme për ta shkretuar Iranin. Izraeli jep mbi 23 miliardë dollarë në vit për mbrojtje, pa e llogaritur këtu ndihmën e SHBA-së, kurse Irani 7 miliardë dollarë.
Një Iran i fortë në Lindje të Mesme dhe i keqpërdorur nga Rusia edhe vetë e keqpërdor Palestinën vetëm e vetëm për ta rritur sentimentin anti-Izrael në botën arabe, në Turqi dhe në glob.
Një Palestinë e kontrolluar nga Irani i mbështetur nga Rusia, pengon çfarëdo aleance që veç po përafrohej mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Izraelit gjithnjë sipas kushteve të SHBA-së.
Pa u goditur fort nga Izraeli Irani i keqpërdorur nga Rusia, nuk do të mund të arrihet asnjë zgjidhje e qëndrueshme e problemit Palestinë-Izrael. Goditja e Iranit nga Izraeli e frenon Rusinë që të dalë në ujëra të nxehta të Oqeanit Indian nga ku kalon gati 2/3 e tregtisë globale.
Frenimi i Rusisë që të mos dalë në Oqeanin Indian ka qenë dhe vazhdon të jetë interes jetik i SHBA-së.
Ashtu siç Ukraina po e kryen punën e SHBA-së duke e ndalur Rusinë pa pasur nevojë për përfshirje të drejtëpërdrejtë të forcave ushtarake të SHBA-së, edhe Izraeli do t’ia dalë i vetëm ta frenojë Iranin që të mos dalë në Oqeanin Indian.
Përderisa Ukraina po ia del ta frenojë Rusinë që të mos dalë përmes Evropës në Atlantik dhe Izraeli ia del ta frenojë Iranin, pra Rusinë, që të mos dalë në Oqeanin Indian, SHBA është shumë komode në vëzhgimin e gjithë këtij mozaiku.
Prandaj, Izraeli ka gjithë mbështetjen e SHBA-së, BE-së, Turqisë dhe Arabisë Saudite që ta frenojë Iranin në Lindje të Mesme. Iranit duhet bjerrë potencialin destabilizues, e Izraeli di ta bëjë më së miri këtë punë duke qenë se e njeh rajonin më mirë se çdokush tjetër në glob.
/TV Arbëria