Para disa ditësh Arbëria TV ka raportuar për grumbullin e mbeturinave të cilat nuk ishin hequr prej më shumë se një muaji nga kontinjerët në Kllokot.
Por, mëngjesi i sotëm e gjen Kllokotin të pastër, pasi kompania “Eco Higjiena” më në fund janë bërë të gjallë dhe kanë hequr mbeturinat e grumbulluara prej më shumë se një muaji.
TV Arbëria mëson edhe arsyen, se pse sipas kompanisë në fjalë mbeturinat nuk janë hequr aq gjatë.
“Kemi ardhë, por ka pasur shumë vetura dhe nuk kemi pasë se si me hy deri tek kontinjerat”, ka thënë një prej punëtorëve të kësaj kompanie.
E pas kësaj, të kënaqur u shprehën qytetarët e kësaj komune.
“Shyqyr që erdhën më në fund, se gjendje e tmerrshme ka qenë që sa ditë, era shumë e keqe dhe nuk kishim se ku me i lonë mbeturinat, pasi që ishte mbushur plot. Shpresojmë që nuk ndodh më kështu, kaq gjatë mos me i pastru kontinjerat, se shumë problem për neve që banojmë këtu”, është shprehur njëra nga banoret e Kllokot.
Arbëria TV ka siguruar edhe pamjet që dëshmojnë se kompania përgjegjëse e kanë kryer punën e tyre, ndërsa kontinjerët janë zbrazur plotësisht.