Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu ua tregon derën ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës: Koha për të shkuar në shtëpi

Kryeziu ua tregon derën ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës: Koha për të shkuar në shtëpi

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese vlerëson se Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerrot duhet të lirohen nga detyra.

Sipas tij, deklaratat e tyre se kishte ndërhyrje digjitale që larguan nga fotografia automjetin e KFOR-it duke shkuar në operacionin e shpëtimit në Ujman, janë të pabaza.

“Fjalët e tyre kanë peshë prandaj akuza për dezinformim dhe manipulime të fotografive do të duhej të ishte verifikuar paraprakisht në hollësi.”, thuhet në njoftim.

Kryeziu tutje thotë se lëshimi në interpretime të tilla “është tregues i një mendësie prej kolonizatori dhe patroni të huaj që është i frustruar pse nuk binden skllevërit”.

“Ambasadorët Rohde dhe Guerot janë bërë pjesë e mendësisë së çarshisë politike në Kosovë, saqë edhe mendimin publik e artikulojnë në bazë të thashethemeve dhe intrigave që njerëzit i bëjnë duke pirë kafe. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë nuk i bën nder as Gjermanisë dhe as Francës.”, ka shkruar tutje ai.