Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Themeli i FSK-së lidhet me trashëgiminë e Kadri Veselit dhe partneritetin me SHBA-të

Kryeziu: Themeli i FSK-së lidhet me trashëgiminë e Kadri Veselit dhe partneritetin me SHBA-të

Qëndrim Kryeziu ka theksuar se themelimi dhe forcimi ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë një histori të qartë dhe të dokumentuar, ku një rol kyç, sipas tij, e ka trashëgimia politike dhe shtetndërtuese e Kadri Veselit, shkruan TV Arbëria.

Sipas Kryeziut, në hapat fillestarë të kësaj arritjeje madhështore qëndron fakti se Kadri Veseli ishte ndër të parët që nënshkroi marrëveshjen me Gardën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iowa, duke vendosur themelet e ushtrisë së Kosovës si një forcë moderne dhe partnere strategjike e SHBA-ve.

Ai vlerëson se ky akt historik krijoi bazën e bashkëpunimit ushtarak dhe të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke e orientuar FSK-në drejt standardeve perëndimore.

Kryeziu kritikon atë që e quan “harresë të qëllimshme publike” të kësaj tradite, duke e cilësuar si mosmirënjohje cinike dhe shpërfillje të ulët ndaj rrugëtimit historik të shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas tij, ata që sot krekosen me bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të, në fakt po ecin në rrugën e shtruar më herët nga Kadri Veseli, pa qenë vetë ndërtues të saj.

Ai thekson se Kosova është me fat që ka në krah një aleat të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shton se vendi ka qenë po ashtu i bekuar që ka pasur liderë të cilët, pa dilema dhe hamendje, e kanë kuptuar se çlirimi dhe shtetndërtimi i Kosovës do të ishin të pamundura pa koordinimin e përpjekjeve të brendshme çlirimtare me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Uashingtonit.

/TV Arbëria