Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu siguron autobusët për çlirimtarët hasjan

Kryeziu siguron autobusët për çlirimtarët hasjan

Qëndrim Kryeziu ka vlerësuar lart figurën e Gjeneral Sokol Pogës, duke e cilësuar atë si një nga figurat ikonike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si shembull të përkushtimit të vazhdueshëm për lirinë kombëtare.

Në një shkrim të tij, Kryeziu ka bërë të ditur se sot është takuar me Gjeneral Pogën në qytetin e Durrësit, ku kanë diskutuar për organizimin e protestës mbarëkombëtare që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, kundër asaj që ai e quan padrejtësi historike e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj etërve themeltarë të shtetit të Kosovës.

“Angazhimi i Gjeneral Sokol Pogës për lirinë e tokave shqiptare që mbetën padrejtësisht jashtë shtetit shqiptar është një shembull i lavdishëm në historinë tonë kombëtare”, ka theksuar Kryeziu.

Ai ka bërë të ditur se, në kuadër të përgatitjeve për protestën, ka marrë përsipër financimin e transportit me autobusë për pjesëmarrës nga Hasi dhe Tropoja, me qëllim që të sigurohet një pjesëmarrje sa më e gjerë qytetare.

Sipas Kryeziut, kjo nismë synon të dërgojë një mesazh të qartë se kombi shqiptar do të reagojë i bashkuar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare. “Duam të demonstrojmë se shqiptarët reagojnë si një trup unik në mbrojtje të heronjve të luftës dhe paqes”, ka deklaruar ai.