Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu: Shteti është i përhershëm, pushteti është i përkohshëm – Mirënjohës ndaj luftëtarëve të lirisë…

Kryeziu: Shteti është i përhershëm, pushteti është i përkohshëm – Mirënjohës ndaj luftëtarëve të lirisë…

Kadri Kryeziu, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se shteti është një mekanizëm që është i përhershëm, ndërsa pushteti është i përkohshëm.

Kryeziu shton se bazamenti i shtetit të Kosovës është ndërtuar me gjak e me sakrificë.

“Shteti është një mekanizëm që është i përhershëm, pushteti është i përkohshëm. Bazamenti shtetëror i Kosovës e kemi në djersë, mund, në gjak, në sakrificë. Gjërat që fitohen me mund, gjak dhe sakrificë, askush nuk mund t’i marrë,” ka thënë Kryeziu në ARB Debat.

Tutje ai shprehet se duhet të jemi mirënjohës ndaj luftëtarëve.

“Duhet të jemi mirënjohës ndaj luftëtarëve të lirisë, ndaj SHBA-ve dhe gjithë shteteve që na kanë ndihmuar,” ka thënë ai.