Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu reagon pas incidentit në Big Brother VIP Albania: “Media në trojet shqiptare ka arritur nivelin më të ulët”

Kryeziu reagon pas incidentit në Big Brother VIP Albania: “Media në trojet shqiptare ka arritur nivelin më të ulët”

Pas incidentit të ndodhur në mbrëmjen e fundit të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live në Top Channel, ka reaguar edhe Qëndrim Kryeziu. Përmes një postimi të ashpër në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të “nivelit të ultë medial” në trojet shqiptare.

Kryeziu kritikoi ashpër dy institucionet përgjegjëse për rregullimin e medias AMA-n në Tiranë dhe KPM-në në Prishtinë duke i thënë se janë “të pavlera”, “të shitura” dhe “jashtë funksionit normal”.

Sipas tij, këto institucione nuk kanë as moral dhe as dinjitet, dhe janë bashkëpërgjegjëse për përhapjen e dhunës dhe degjenerimin kulturor.

“K’to emisione as kulturë nuk prezantojn, e le më ndonjë gjë për familje, thjesht degjenerim për rinin dhe të ardhmen!”, shkroi Kryeziu.

Ai shtoi se këto formate po ndikojnë negativisht në shoqëri dhe se duhen ndaluar me ligj.

Në fund të reagimit të tij, Kryeziu u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë emisionet dhe televizionet që, sipas tij, “degjenerojnë kulturën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Ai inkurajoi gjithashtu dërgimin e ankesave formale ndaj institucioneve përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri. /TVArbëria