Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu (numri 103 në listë), ka deklaruar në emisionin “ARB Debat”, që transmetohet në TV Arbëria, se familjet e dëshmorëve kanë qenë të subvencionuara për energjinë elektrike deri në ardhjen në pushtet të Albin Kurtit.
“Deri në ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, familjeve të dëshmorëve u është subvencionuar energjia elektrike, por me ardhjen e tij kjo pagesë është ndalur. Të gjitha këto familje, të cilat kanë dhënë më të shtrenjtën për vendin, janë privuar nga subvencionet vjetore që i kanë pasur më herët.”- theksoi Kyreziu.
Ai theksoi se subvencionimi i rrymës për këto familje ka qenë një praktikë vjetore, e cila tashmë nuk zbatohet më.
Kryeziu shtoi gjithashtu se këto veprime të Qeverisë Kurti përbëjnë shkelje ndaj shtresave të ndjeshme të shoqërisë, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të papranueshme.