“Prishtina sot u shndërrua në epiqendrën e Shqiptarisë. Me qindra mijëra nga çdo cep i trojeve tona, si një lumë i vetëm, u bënë bashkë në kryeqytetin e Kosovës,” deklaroi Qëndrim Kryeziu, duke përshkruar masën e jashtëzakonshme të qytetarëve që morën pjesë sot në kryeqytet.
Ai shtoi se: “Pa mëdyshje mund të thuhet se mbi 1 milion shqiptarë, të etur për drejtësi, nga sheshi ‘Gjergj Kastrioti’ deri te Katedralja ‘Nëna Terezë’, pushtuan çdo metër katror të kësaj hapësire. Po ashtu edhe rrugicat, rruga e dytë e qendrës dhe Rruga e UÇK-së vlonin nga qytetarët. Ato ishin të stërmbushura.”
Sipas Kryeziut, bota sot pati shansin ta dëgjojë zërin e një milion zemrave në mbështetje të çlirimtarëve të këtij kombi, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet, “pa hezitim dhe kalkulime, të vendosë sa më shpejt për lirimin e tyre.”