Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka deklaruar se populli shqiptar në Ballkan është bashkuar.
Sipas tij, ajo që tash duhet bashkuar janë institucionet, shkruan TV Arbëria.
“Populli shqiptar sipas mendimit tim është bashku, populli shqiptar në Ballkan veç nuk janë bashku institucionet a kuptoni. Ne tash mund të hskojmë në Shqipëri për çfarëdo pune edhe ata mund të vinë këtu për çfarëdo pune. Tregtia është bashku, mendimi është bashku, kultura të gjiotha këto por duhet në të ardhmen nëse ndodh, nuk e di cila gjeneratë duhet me i bashku institucionet e kështu me radhë”, tha Kryeziu në “ARB DEBAT”/TV Arbëria./