Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu për tragjedinë në Malishevë: “Humbje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve”

Kryeziu për tragjedinë në Malishevë: “Humbje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një banesë në lagjen “Mirëdita”.

Viktimat janë Ilir Berisha (35 vjeç) dhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra nga shpërthimi tragjik.

Lidhur me këtë ngjarje të kobshme ka reaguar edhe Qëndrim Kryeziu, i cili ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për humbjen e Ilirit dhe dy fëmijëve të tij.

“Sot me pikëllim të madh u informova për këtë ngjarje tragjike në Malishevë. Ilir Berishën kam pasur rastin ta njoh për mbi 10 vite, si një punëtor i përkushtuar dhe shembullor. Ai ishte njeri i qetë, i dashur dhe gjithmonë falënderues. Kjo është një humbje e rëndë për të gjithë ata që e njohën”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha për këtë humbje të madhe.