Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj deputetes Shqipe, duke e kritikuar për qëndrimet e saj politike dhe heshtjen, siç shprehet ai, ndaj çështjeve që lidhen me luftën e UÇK-së, veteranët dhe familjet e dëshmorëve.
Kryeziu ka rikthyer në vëmendje edhe deklaratën e ish-shefit të ushtrisë serbe gjatë gjykimit të Slobodan Millosheviqit, sipas së cilës në radhët e UÇK-së kishte mbi 1,100 informatorë, dhe ka ngritur pyetjen nëse Shqipe ka qenë pjesë e tyre.
Ai ka përmendur disa çështje për të cilat, sipas tij, deputetja nuk ka ndërmarrë veprime, përfshirë votimin e një ligji që, sipas Kryeziut, po i hap rrugë “serbizimit të Kosovës”, mungesën e reagimit për bashkëshortin e saj, gjeneralin R. Selimi, si dhe heshtjen ndaj figurave dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
“Kur dikush hesht për të gjitha këto dhe interesohet vetëm për karrigen, atëherë lindin shumë pyetje”, ka shkruar Kryeziu.
Në reagimin e tij, ai i ka kërkuar Shqipës t’u japë përgjigje qytetarëve se “kujt po i shërben me këto qëndrime” dhe pse, sipas tij, po hesht për çështjet që prekin luftën, veteranët dhe familjet e dëshmorëve.
“Shqipe, a nuk ishe pjesë e jona, pjesë e UÇK-së ti?”, ka shkruar Kryeziu, duke shtuar se në politikë mund të mbrohet një karrige për një kohë, por jo t’u iket përgjithmonë pyetjeve dhe përgjegjësisë para popullit, bashkëluftëtarëve dhe historisë