Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu për luftën e UÇK-së: Kërkesa ka qenë bashkimi me Shqipërinë, është luftuar nën flamurin kuq e zi

Kryeziu për luftën e UÇK-së: Kërkesa ka qenë bashkimi me Shqipërinë, është luftuar nën flamurin kuq e zi

Në ARB Debat me Rid Berishën, Kadri Kryeziu, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte një motiv lufte, dhe ai ishte bashkimi me Shqipërinë.

Kryeziu ka thënë se luftëtarët e UÇK-së luftuan nën flamurin kuq e zi.

“Kërkesat e para kanë qenë për republikë në kuadër të asaj Jugosllavie të prishur, kanë qenë kërkesa reale për atëherë. Këta djemtë, gjenerata ime që janë 10 vjet më të rinj se unë, Hashimi, Kadri, Ramushi, këta e kanë ngritur, kërkesat kanë qenë në parim bashkimi me Shqipërinë. Ideja jonë ka qenë bashkimi me Shqipërinë, ideja fundamentale ka qenë bashkimi me Shqipërinë, kemi luftuar nën flamurin kuq e zi,” ka thënë Kryeziu në ARB Debat.

Ai ka shtuar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë një ditë.

“Por rrethanat ndodhën kështu, sepse ndërhyri edhe faktori ndërkombëtar, i cili na ndihmoi të krijonim disa korniza, njëfarë forme, njëfarë shkalle për të shkuar deri atje. Ne ende ëndërrojmë atë që e kemi filluar, ajo nënkupton bashkimin me shtetin amë. Kur do të bëhet? Do të bëhet një ditë, por kur do të bëhet, nuk e di,” ka deklaruar Kryeziu në TV Arbëria.