Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Kryeziu paralajmëron: Propaganda e Gjykatës Speciale po sulmon trashëgiminë e luftës çlirimtare

Kryeziu paralajmëron: Propaganda e Gjykatës Speciale po sulmon trashëgiminë e luftës çlirimtare

Drejtori i TV Arbëria, Qëndrim Kryeziu ka reaguar me shqetësim ndaj ligjëratës së sotme nga Gjykata Speciale në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si atak të pashembullt ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thekson se me këto veprime tentohet të ndikohen mendjet e rinisë dhe të zbehet trashëgimia më e lavdishme e historisë kombëtare. Sipas tij, Gjykata Speciale “operon mbi bazën e fabrikimeve të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse”, duke legjitimuar kështu propagandën në shkollat publike të Kosovës.

Drejtori e thekson përgjegjësinë e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe kritikon partitë që menaxhojnë këto institucione, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për indiferencën e treguar ndaj trashëgimisë së luftës çlirimtare.

“Synimi i këtij veprimi është i qartë: të shtrohet shtrati i de-UÇK-izimit të brezit të ri dhe të legjitimohet narracioni që barazon viktimën me agresorin dhe luftën e drejtë me atë pushtuese”, thekson drejtori i TV Arbëria.

Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe ndërgjegjësim në institucionet arsimore, duke paralajmëruar se çdo heshtje do të ketë pasoja historike dhe morale.