Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Osmani ka të drejtë, Vuçiqi i tha Trumpit përmes Blagojevichit se ka presion për të ndërhyrë me forcë në Kosovë

Kryeziu: Osmani ka të drejtë, Vuçiqi i tha Trumpit përmes Blagojevichit se ka presion për të ndërhyrë me forcë në Kosovë

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese i ka dërguar një letër emisarit special amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, pas reagimit që ky i fundit e pati lidhur me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, se presidenti amerikan Donald Trump ka parandaluar së fundmi një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell në reagimin që e pati tha se Osmani ka manipuluar me fjalët e presidentit Trump.

Kryeziu në letrën e tij ka thënnë se veprimet e Serbisë janë kërcënim serioz për Kosovën dhe për paqen në rajon.

Sipas tij, Trump e tha me gojën e tij në fund të qershorit, se kishte ndalur një konflikt në Kosovë në tre javët e fundit.

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon. Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marco?”, këto janë fjalët e sakta të Presidentit Trump, të thëna para pak ditësh në Shtëpinë e Bardhë. Ne në Kosovë, përfshirë edhe ne qytetarëve të thjeshtë, jemi të prirë t’u besojmë deklarimeve të një Presidenti amerikan, aq më tepër të një Presidenti energjik, të kthjellët, e të qartë në artikulim e synime, çfarë është Presidenti Trump”, thotë Kryeziu në letrën et ij.

Sipas burimeve të Kryeziut, Vuçiç disa ditë para përvjetorit të Betejës së Kosovës, i tha Trumpit se ka presion që të ndërhyjë me forcë në Kosovë.

Kryeziu thotë se Vuçiq këto fjalë ia përcolli Rod Blagojevichit.

“Disa ditë para përvjetorit të Betejës së Kosovës, në vlugun e kumtit për protesta në Serbi, Vucic i ka dërguar mesazh Presidentit Trump (nëpërmjet Blagojevich) që, nëse nuk i ndalet turri Kosovës, do të ndërhyjë me forcë në Kosovë, sepse ka shumë presion nga qarqet radikale në Serbi. Ky shantazh i Beogradit, pa dyshim i ndërlidhur me zhvillimet e brendshme në Serbi, nuk është pritur mirë nga Presidenti Trump.”, ka shkruar Kryeziu.