Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeziu: Nuk besoj se ZRRE-ja do ta zbatojë aktgjykimin e Komerciales

Kryeziu: Nuk besoj se ZRRE-ja do ta zbatojë aktgjykimin e Komerciales

Qëndrim Kryeziu, pronar i “ISP Broadcast”, nuk beson se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Komerciale për pezullim të njoftimit të ZRRE-së për daljen në tregun e lirë. Oda Ekonomike e Kosovës të mërkurën ka thënë se Komercialja e ka anuluar në tërësi njoftimin e ZRRE-së.

Kryeziu ka thënë se derisa në çdo shtet evropian bizneset ndihmohen, në Kosovë ndodh e kundërta.

“Nuk kemi qenë kundër tregut të hapur, por kundër qasjes në tregun e hapur. Nëse e shohim tregun e hapur në vendet e Bashkimit Evropian bizneset paguajnë më lirë se konsumatorët vendorë. Në çdo vend shteti të ndihmon me hapë një vend pune, te ne shteti të dëmton pëe të hapë një vend pune. Për ne ka qenë shumë pengesë rryma, uroj të jetë e vërtetë sepse kësaj qeverisjeje nuk i besohet ky vendim. Nuk besoj dhe dyshoj se po ndodh”, ka thënë ai./koha.net