Në reagimin e tij ndaj deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, Qendrim Kryeziu ka ngritur një pyetje që e cilëson “më të rëndën për sigurinë e vendit”:
Si është e mundur që Ridvan Muharremi, i përmendur në hetime të rënda, të ketë marrë certifikatë sigurie për qasje në informacione të klasifikuara?
Kryeziu thekson se Republika e Kosovës nuk ka asnjë bazë ligjore t’i japë certifikatë sigurie një personi që akuzohet publikisht për veprime që lidhen me skenarë serbë kundër luftës së UÇK-së.
Ai shkon edhe më tej, duke thënë se nëse Muharremi ka operuar me certifikatë sigurie, “atëherë ajo certifikatë nuk ka ardhur nga institucionet e Kosovës”.
“Praj lind pyetja: Kush e ka pajisur? A ka qenë Serbia? Nëse po, jemi para një rreziku serioz për sigurinë kombëtare”, deklaron Kryeziu.
Ai kërkon sqarim të menjëhershëm nga ministrja Hajdari, pa justifikime rreth “procedurave të AKI-së”.