Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kryeziu: Në vitet ’80 dhuna ka qenë në gjuhën shqipe nga shqiptari

Kryeziu: Në vitet ’80 dhuna ka qenë në gjuhën shqipe nga shqiptari

Hysen Kryeziu, i ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në TV Arbëria, ka folur për kohën kur ishte i burgosur politik dhe si luftëtar i UÇK-së.

Ai është shprehur se maltretimet më të mëdha që mban mend kanë qenë gjatë viteve ’80, nga shqiptarët.

“Në burgun e parë, maltretimet, keqtrajtimet, sharjet dhe fyerjet i ka bërë në gjuhën shqipe dhe të ka rrahur shqiptari.

Esat Kollçaku më ka thyer brinjët, dhe shumë shokë të tjerë i ka maltretuar dhe i ka dërguar në spital,” ka thënë ai në “Përtej Tregimit.”