Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeziu: Mosbashkimi i PDK-së me NISMA-n zhgënjyese, nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn

Kryeziu: Mosbashkimi i PDK-së me NISMA-n zhgënjyese, nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu e vlerëson zhgënjyese mosbashkimin e PDK-së me NISMA-n.

Ai ka thënë se me një Vetëvendosje që sipas tij prin në sondazhe, vendit i duhet një PDK më e fortë, e më e bashkuar.

“Mosbashkimi i PDK-së me NISMË-n është zhvillim zhgënjyes. Përballë një LVV-je që prin qartë në sondazhe, vendit i duhej një PDK më e fortë, më e bashkuar dhe me bosht të gjerë politik. Nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn — si figurë me peshë, përvojë dhe kapacitet mobilizues. Përçarjet në prag të fushatës nuk ndihmojnë askënd, përveç kundërshtarit që tashmë është përpara”, ka shkruar Kryeziu.