Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Mohimi i Gjuhës Shqipe në Iliridë, lojë me zjarrin nga pushteti maqedonas dhe manipulim politik nga Albin Kurti

Kryeziu: Mohimi i Gjuhës Shqipe në Iliridë, lojë me zjarrin nga pushteti maqedonas dhe manipulim politik nga Albin Kurti

Qendrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj mohimit të të drejtës së shqiptarëve për përdorim të barabartë të Gjuhës Shqipe në institucionet shtetërore të Maqedonia e Veriut.

Sipas Kryeziut, nuk ka forcë armiqësore që mund ta ndalë Gjuhën Shqipe, aq më pak qeveria e Hristijan Mickoski, të cilin ai e përshkruan si mik të Albin Kurti.

“Sa më herët që e kupton këtë fakt kryeministri maqedonas, aq më mirë për të,” u shpreh analisti.

Kryeziu thekson se mohimi i përdorimit të barabartë të Gjuhës Shqipe në Iliridë është një lojë me zjarrin, që po inskenohet nga pushteti aktual në Shkup.

Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup ai i cilëson si fillimi i një uragani kombëtar që nuk do të ndalet derisa kjo e drejtë të rikthehet plotësisht. Sipas tij, ato janë një mesazh i qartë edhe për politikanët e VLEN, që ndajnë pushtetin me partinë antishqiptare VMRO-DPMNE.

“Të njëjtit mund t’i shpërfillin përkohësisht interesat kombëtare për përfitime personale, por në fund nuk do të kenë shpëtim nga populli që e kanë tradhtuar,” tha Kryeziu.

Ai kritikoi gjithashtu rolin e Albin Kurti, i cili gjatë takimit me Mickoskin në Prishtinë deklaronte se nuk ka arsye për shqetësim për statusin ligjor të Gjuhës Shqipe në Iliridë.

Sipas Kryeziut, kjo qasje tregon një keqpërdorim të interesave kombëtare për përfitime politike personale, dhe paralajmëron se reagimi i popullit shqiptar nuk do të ndalet.