Qëndrim Kryeziu pasditën e së martës i është drejtuar me një ftesë të veqantë Ambasadorit të OSBE-së në Kosovë Gerard McGurk, duke i komentuar në status të Facebook-ut zyrtar të OSBE-së
”Prandaj, do të ishte më udhës ta organizoni një tryezë të përbashkët shkencore me hulumtues, akademikë dhe historian për t’i adresuar problemet në fjalë, e jo t’i akumuloni edhe më shumë ato.
E vërteta lind nga diskutimi dhe debate e jo nga ndalimi dhe mohimi” ka shkruar Kryeziu.
Këtë ftesë Kryeziu ia bëri McGurk pasi ky i fundit para katër ditësh ka përmedur emrin e hirësisë Nikolla Xhufka.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është i shqetësuar nga raportet për një hyrje të tretë të paautorizuar nga Nikola Xhufka në Kishën Ortodokse Serbe të Shën Kryeengjëllit Mikael pranë Podujevës” ka thënë ndër tjerash Gerard McGurk.
Për këto qëndrime të Ambasadorit të OSBE-së karshi Xhufkës Kryeziu i ka rikujtuar edhe njëherë ambasadorit Gerard McGurk se misioni i tij është që ti mbrojë vlerat e tolerancës, mirëkuptimit dhe harmonisë, e jo të nxisë urretje, përçarje e mosdurim shoqëror dhe qytetar”.
Prandaj, do të ishte më udhës ta organizoni një tryezë të përbashkët shkencore me hulumtues, akademikë dhe historian për t’i adresuar problemet në fjalë, e jo t’i akumuloni edhe më shumë ato. E vërteta lind nga diskutimi dhe debate e jo nga ndalimi dhe mohim´ ka komentuar mes tjerash Kryeziu.
Ai ka shtuar se Kisha Autoqefale Ortodokese Shqiptare e Kosovës, është Kishe legjitime dhe ju takon Shqiptarëve të Kosovës. Ajo është pasuria jonë e përbashkët. Vlera dhe trashëgimia që do ta mbrojmë me devotshmëri kombëtare. Është vete historia shekullore e Kosovës.
“Me këtë rast, ju dhe organizata që e perfaqesoni, nuk keni asnjë bazë institucionale dhe legale t’u bëni thirrje insitucioneve që ta ndalojnë punën e saj, apo rikthimet e qytetarëve ne besimin e të parëve të tyre” ka shtuar Kryeziu.