“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”, kështu ka deklaruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për planin franko-gjerman.
Por, këtë deklaratë të tij e ka konsideruar të dëmshme zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar, sepse me vetëdije do i shkaktojë vendit të tij dëm në fazën e ardhshëm të negocimit”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku, duke komentuar rezultatin që duhet të prodhojë dialogu, kërkoi edhe shpjegime nga Qeveria Kurti se “pse u normalizua mosnjohja”. /TV Arbëria