“Kur s’i bie gomarit, i bie samarit”, Alisa Braho thotë se po demonizohet Dejona Mihali, i reagon Mirena

Alisa Braho, gazetare, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit...

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeziu: Me çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

Extra AL PVC

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu iu përgjigj ish-kryeministrit Avdullah Hotit, i cili sot adresoi kritika ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë Forumin Ekonomik Botëror.

Kryeziu shtroi një pyetje ndaj Hotit, duke e pyetur se me çka nuk është i kënaqur ai, pyetje të cilën e pasoi me shtatë nënpyetje.

“Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti? 1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë? 2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj? 3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend? 4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni? 5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët 6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit? 7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti shkroi se thirrjet për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.

“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, shkroi Hoti në Facebook.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Kur s’i bie gomarit, i bie samarit”, Alisa Braho thotë se po demonizohet Dejona Mihali, i reagon Mirena

Alisa Braho, gazetare, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit...

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës,...

“Kur s’i bie gomarit, i bie samarit”, Alisa Braho thotë se po demonizohet Dejona Mihali, i reagon Mirena

Alisa Braho, gazetare, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Prokuroria Speciale. Ajo në “Pressing” të T7, ka thënë se qëllimi është...

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se të gjitha gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë dhe se mund të bëhej më...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e madhe e prokurorëve në Prokurorinë Speciale nuk e kanë në konsideratë se jemi në “demokraci...